SHBA-Presidneti amerikan Donald Trump vlerësoi sot se kultura dhe historia amerikane është copëzuar nga heqja e statujave që kujtojnë personazhet e konfederatës sudiste.

“Është e trishtë të shohësh historinë dhe kulturën e vendit tonë të madh të coptohet nga heqja e statujave dhe monumenteve tona mahnitëse”, shkruan në “Twitter” Donald Trump, duke marrë pozicion në këtë debat të delikat që u rishfaq pas dhunës në Charlottesville.

Një maxhorancë e gjerë e amerikanëve shikon në këto monumente në homazh të konfederatës së shteteve të jugut, që filluan luftën civile kryesisht për të mbrojtur skllavërinë, si kujtimin e një të kaluare raciste.

Të tjerë mbrojnë të drejtën e jugut për historinë e tij dhe vlerësojnë se duke i hequr këto statuja fshihet edhe një pjesë e historisë amerikane.

Por historianët theksojnë se shumica e këtyre monumenteve janë ngritur gjatë segregacionit racist ose në regim ndaj lëvizjeve për të drejtat e qytetarëve në vitet 1960.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: