SHBA-Presidenti amerikan, Donald Trump rriti sot mbrojtjen kibernetike në nivelin e komandës luftarake të bashkuar, njësoj si forcat speciale, duke theksuar rëndësinë që i jep një fushe thelbësore për sigurinë kombëtare.

“Kjo komandë e re do të përforcojë operacionet tona në hapësirën kibernetike, do të krijojë më shumë mundësi për të përmirësuar mbrojtjen e kombit tonë, do të tregojë mobilizimin tonë të lartë kundër kërcënimeve të hapësirës kibernetike, do të ndihmojë për të garantuar aleatët tonë, partënerët dhe të frenojë kundërshtarët tanë”, theksoi trump në një komunikatë.

“United States Cyber Command” do të ketë të njëjtin nivel të komandave të tjera speciale (forcat speciale, logjistike dhe transporti, parandalimi bërthamor) si dhe të komandave rajonale që mbulojnë dhe drejtojnë operacione të ndryshme të ushtrive të ndryshme në një vend të caktuar.

Krijimi i saj duhet të mundësojë të bëjë zinxhirin e komandimit më efikas në operacionet që kërkojnë shpesh herë të reagohet shumë shpejt por gjithashtu për të zhvilluar metoda të reja të luftës elektronike dhe informatike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: