TIRANË- Tirana zyrtare mbështet sulmet amerikane në Siri që nisën mëngjesin e sotëm me urdhër të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Këtë e ka deklaruar Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në “Twitter” ku thotë se këto bombardime janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme.

“Bombardimet amerikane në Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e Administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assad-it”, shkruan Bushati në Twitter.

Vendimi i SHBA-ve erdhi pas sulmit me armë kimike mbi dhjetëra civilë nga forcat e liderit sirian Bashar Al-Assad ku gjetën vdekjen edhe dhjetëra fëmijë të helmuar me gaz toksik.

Këtë vendim e ka kundërshtuar Rusia, e cila akuzon rebelët sirianë për gjendjen në vend.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: