Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Trump: Nuk përjashtojmë mundësinë ushtarake ndaj Venezuelës

donald trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë përjashtuar marrjen e një veprimi ushtarak kundër Venezuelës, ku presidenti Nicolas Maduro është akuzuar për përpjekje për vendosjen e diktaturës, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson së bashku me ambasadoren amerikane në OKB, Nikki Haley dhe këshilltarin amerikan të Sigurisë, McMaster zhvilluan dje një takim me presidentin Trump, në resortin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey, ku diskutuan rreth çështjes së situatës në vendin e Amerikës së Jugut .

“Venezuela është kthyer në një rrëmujë të madhe, në një vend i rrezikshëm dhe në një situatë të trishtuar”, tha presidenti Trump.

Më herët , Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte refuzuar një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro duke thënë se ai nuk do të komunikonte me të deri sa “demokracia të rivendosej” në Venezuelë.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • O ky esht frikacak manjak ska byth te sulmoj askend vetem han kot mut

  • rei

    aman more Tramp ke do sulmosh perpara koren, venezuelen apo rusin hahaha

  • amerike te pafsha si perandorine osmane shpejt.po ca te duhet ty se si po shkon venezuela.ti njerezit e tu i ke deturuar te bejne tre dite ne pune per me pagu rent dhe bills.rregullo njerezit e tu njehere atehere merru me boten

  • E tha mire celantano. Lufta per arin e zi shitet si kufte demokracie. Tmama sikur nderrojin dje pasqyrat me arin e gjendur ne afrike. Vetem tregtia e sklleverve ka ngelur. Popujt te vegjel nuk u lejohet te shfrytezojne resurset e tyre sepse prishin ekulibrin e ndertuar nga kapitalistet moderne. Vetem ato duhet te fitojne te tjeret duhet vetem te konsumojne duke u bere shqoeri e varur dhe e roberuar nga shoqerite kapitaliste industriale qeato shesin te vegjlit konsumojne. Te vetmen gje qe duhet te shesin shtetet e vogla eshte vetem krahu punes. Me pak fjale te jene skllever moderne .

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.