Presidenti amerikan Trump ka vetëm një aplikacion të shkarkuar në iPhone-in  e tij, Twitter-in.

Ky informacion u mor vesh pas një diskutimi në Shtëpinë e Bardhë, nga administrata e tij. Kjo është vënë re edhe nga të qenit tepër aktiv në rrjetin social me statuset e tij për problematika të ndryshme.

Stafi i Trump e ka këshilluar Presidentin të reduktojë kohën e qëndrimit para ekranit të televizorit, megjithatë ai nuk mund të ndalë së shkruari në Twitter vazhdimisht.

On his own iPhone, President Trump only has one app - Twitter - which he uses frequently and sometimes get him in trouble 

Megjithatë këtë javë, ky aplikacion është përdorur më pak nga Trump pasi ky i fundit ka qenë i angazhuar me turin e parë të udhëtimeve jashtë vendit që kur mori postin e kreut të vendit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb