SHBA– Presidenti amerikan ka qenë i pranishëm në paradën e Ditës së Bastijës në Paris, ku trupat francezë dhe amerikanë kanë marshuar së bashku ne bulevardin Champs-Élysées. Në e paradën që shënon 100-vjetorin e hyrjes së SHBA në Luftën e Parë Botërore ka pasur edhe organizime me kuaj dhe helikopterë.

Presidenti Trump u shpreh para gazetarëve se kjo është një festë e mrekullueshme kombëtare dhe se Franca dhe SHBA-ja janë përherë të bashkuara nga shpirti i revolucionit dhe lufta për lirinë. Sakaq, para se të nisnin festimet president ii Francës Emmanuel Macron ka pritur presidenti Trump në Paris.

Ata kanë zhvilluar edhe një takim, ku Macron është shprehur se e respekton vendimin e tij për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës, por theksoi se Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj kësaj marrëveshjeje.

Ndërsa Trump u shpreh se diçka do të ndodhë sa i përket vendimit të Uashingtonit lidhur me këtë çështje.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja për klimën e arritur në Paris në vitin 2015 duke u shprehur se dëshiron të negociojë për arritjen e një marrëveshjeje tjetër që nuk do çonte në disavantazh bizneset amerikane.

Më pas Macron dhe Trump diskutuan rreth përpjekjeve të përbashkëta të vendeve të tyre për të luftuar terrorizmin dhe veçanërisht militantët e shtetit islamik ISIS në Siri dhe Irak. Presidenti francez Macron tha se Franca do kërkojë të ndërmarrë iniciativa të forta të cilat do të ndikojnë në stabilitetin e rajonit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: