SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se në takimin e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë samitit të grupit G20 në Hamburg të Gjermanisë, më herët këtë javë, nuk është diskutuar për sanksione.

“Sanksionet nuk janë diskutuar në takimin tim me presidentin Putin”, ka shkruar sot Trump në rrjetin Twitter.

“Asgjë nuk do të bëhet derisa problemet në Ukainë dhe Siri të zgjidhen”, thotë Trump.

Putin dhe Trump janë takuar për të parën herë ballë për ballë gjatë samitit G20 në Hamburg.

Derisa Trump disa herë ka bërë thirrje për përmirësim të raporteve me Moskën, administrata e tij ka vazhduar që publikisht të mbajë presion ndaj Rusisë, përfshirë edhe sanksionet, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe mbështetjes së separatistëve në pjesën lindore të këtij vendi./Rel.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: