Presidenti Amerikan Donald Trump u tërhoq nga propozimi i tij për ngritjen e një qendre të përbashkët sigurie me Rusinë në një cicërimë në rrjetin social Twitter.

Propozimi i tij u kritikua ashpër nga Republikanët të cilët thanë se Moska zyrtare nuk është e besueshme.

Përmes rrjetit social Twitter ditën e Dielë, ai tha se kishin diskutuar me Putin gjatë Samitit të G20-ës ngritjen e një njësie speciale të sigurisë Kibernetike e cila do të adresonte probleme që kishin të bënin me zgjedhjet.

Kjo ide u kundërshtua nga disa Republikanë të Trump të cilët vunë në diskutim bashkëpunimin me Moskën pas ndërhyrjeve në zgjedhjet Amerikane në 2016.

“Fakti që diskutova me Putin një qendër së sigurisë kibernetike, nuk do të thotë se ajo tashmë është një realitet,” shkruante Trump në Twitter.

Ndërkaq Moska ka mohuar çdo akuzë për ndërhyrje në zgjedhjet Amerikane edhe vetë Trump ka hedhur poshtë pretendimet se stafi i tij elektoral ka bashkëpunuar me Rusinë, njofton PCW.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: