Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dënoi ashpër testin e një rakete balistike interkontinentale duke e quajtur atë si “një veprim i pamatur dhe i rrezikshëm i regjimit të Koresë së Veriut”.

“Vendosmëria e Koresë së Veriut për të vazhduar testimin e raketave balistike ndërkontinentale e izolon më tej regjimin, dobëson ekonominë e saj dhe dëmton njerëzit e saj”, tha presidenti Trump gjatë një deklarate.

“Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve tanë në rajon”, shtoi Trump.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: