TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e së enjtes, miratoi akreditimin e një numri vëzhguesish, vendas dhe të huaj, që do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor të 25 qershorit, ditën e zgjedhjeve dhe pas tij.

Me votat e të 7 anëtarëve Komisioni miratoi kërkesat e ardhura nga selitë diplomatike në Tiranë dhe që kanë shprehur interes për të ndjekur nga afër procesin, sidomos ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu, KQZ miratoi edhe kërkesat për akreditim nga institucione të medias, që gjithashtu do të pasqyrojnë në kohë reale, gjithë zhvillimet që lidhen me zgjedhjet parlamentare.

Më poshtë vijon lista e trupave vëzhguese, të akredituara sot nga KQZ:

– Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) -10 gazetarë dhe fotoreporterë
– Televizioni “Ora News” – 70 gazetarë dhe operatorë
– Shoqata “Qendra për Transparencë” – 354 vëzhgues afatgjatë
– Asambleja Parlamentare e OSBE-së – 49 vëzhgues afatshkurtër
– Ambasada Hollandeze 2 vëzhgues afatshkurtër dhe 2 përkthyes
– Ambasada e Shtetit të Izraelit – 2 vëzhgues afatshkurtër dhe 1 përkthyes
– Këshilli i Europës 1 vëzhgues afatshkurtër dhe 1 përkthyes
– Ambasada e Republikës së Maqedonisë – 2 vëzhgues afatshkurtër
– Shoqata “Qendra për Transparencën” – 354 vëzhgues
– Ambasada e Republikës Franceze – 1 vëzhgues afatshkurtër dhe 2 përkthyes
– Ambasada Greke – 14 vëzhgues afatshkurtër

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb