STAMBOLL- Policia turke ka arrestuar 26 shtetas të huaj në Stamboll të dyshuar për lidhje me ISIS-in, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Sipas burimeve, të dyshuarit ishin në zonat e konfliktit në Siri dhe Irak. Gjatë kontrolleve të qytetit, muajt e fundit janë arrestuar qindra aktivistë të dyshuar për lidhje me ISIS-in.

Midis të arrestuarve ishin dhjetra shtetas të huaj, shumë prej tyre nga Siria.
Shteti Islamik është akuzuar për kryerjen e të paktën pesë sulmeve terroriste në Turqi gjatë dy viteve të fundit, duke përfshirë sulmin në aeroportin “Ataturk” më 28 qershor të vitit të kaluar dhe në një klub nate në Stamboll gjatë kremtimeve më 1 janar, shkruan ata.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: