* Shperthimi ne kufi me Sirine
*Prokuroria: Zbulohen mbetjet e një jeleku me eksploziv në zonën e shpërthimit
TURQI – Sërish terror në Turqi. Një shpërthim i fuqishëm pranë ambienteve të një dasme në qytetin jugor të Turqisë Gaziantep ka shkaktuar të paktën 50 të vdekur dhe 94 të plagosur, bëjnë me dije burime qeveritare. Qyteti Gaziantep ndodhet jo shumë larg Sirisë, vetem 64 kilometra nga kufiri. Ngjarja ndodhi në atë pjesë të qytetit që popullohet më tepër nga studentë, citon BBC. Dhëndri ishte anëtar i një partie filokurde.
Shpërthimi i fuqishëm shkatërroi plotësisht sallën ku po festohej martesa e çiftit. Gjithcka u shkatërrua, tavolina, karrige, gjithçka përfundoi në rrugë. Aty ambulanca mblodhi dhe trupat e pajetë, ndërsa u erdhi menjëherë në ndihmë të mbijetuarve.

Presidenti Erdogan bëri me dije se kamikazi ishte vetëm një fëmijë. “Një kamikaz fëmijë, 12-14 vjec”, bëri me dije Presidenti tukr mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë njëë dasme në kufi me Sirinë, ku gjëtën vdekjen 50 persona, ndërsa të plagosur mbetën rreth 100.

turqi3

Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër organizimin e këtij akti.

Sipas Guvernatorit të qytetit bëhet fjalë për një ‘sulm terrorist”.

I menjëhershëm dhe reagimi i Presidentit Tayp Erdogan. “Terroristët nuk do të fitojnë”.

Zëvendëskryeministri Mehmet Simsek e quajti sulmin “barbar”, por tha: “Me vullnetin e Zotit, ne do e tejkalojmë këtë ngjarje’’.

Prokuroria: Zbulohen mbetjet e një jeleku me eksploziv në zonën e shpërthimit
Mbetjet e një jeleku me eksploziv u gjetën në vendin ku po zhvillohej martesa e shënjestruar nga një sulm ku mbetën të vrarë 50 persona dje në mbrëmje në qytetin turk Gaziantep pranë Sirisë, njoftoi sot Prokuroria.

“Disa zyrtarë të Prokurorisë kanë shkuar së bashku me policinë në vendngjarje për hetimin e këtij sulmi makabër ku kanë gjetur mbetjet e një jeleku me eksploziv”, deklaroi Prokuroria cituar nga media.

Një sulm vetëvrasës ne kete qytet ka ndodhur dhe ne muajin Maj, duke vrare dy police.
Pjesa jugore e Turqisë është goditur nga disa shpërthime vdekjeprurëse gjatë vitit të kaluar, përgjegjësinë për të cilat e kanë marrë herë militantët kurdë, herë ata të të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Sulmet shpesh janë lidhur me zhvillimet në luftën e Sirisë.

(d.b/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: