Më shumë se 200 të dyshuar lidhur me grupin terrorist PKK janë ndaluar në provincën lindore Van të Turqisë, pas operacioneve të shumta kundër trafikimit të kryer gjatë dy muajve të fundit, bëri të ditur komanda e xhandarmërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacionet synonin goditjen ndaj burimeve të financimit të PKK-së.
Në njoftimin xhandarmëria tha se “Një total prej 211 të dyshuar janë ndaluar gjatë 146 operacioneve të kryera nga forcat e sigurisë në të gjithë qytetin dhe në zonat rurale, ndërsa 57 të dyshuarit janë mbajtur në paraburgim nga gjykata vendore”, shkruan AA.

Gjatë operacioneve janë konfiskuar 300 kilogram heroinë, 54 kilogram marijuanë Sowie, 750 mijë cigare të kontrabanduara, 10 ton duhan, 11 ton çaj të kontrabanduar, 2 ton naftë dhe 3.000 pajisje.

Droga e konfiskuar dhe mallrat vlerësohen në 29 milionë lira turke (8.19 milionë dollarë). Kompanitë dhe personat e përfshirë në kontrabandë janë gjobitur gjithashtu.

Më shumë se 1200 persona, përfshirë edhe personelin e sigurisë dhe civilë, kanë humbur jetën që kur PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur në korrik të vitit 2015.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb