Turqia po forcon praninë ushtarake në kufirin sirian, ndërsa presidenti turk Rexhep Erdogan ka shtuar retorikën e tij për një operacion të afërt ushtarak në Siri. Raportohet se Ankaraja po përpiqet të sigurojë mbështetjen e Moskës për një operacion të mundshëm në enklavën e Afrit në Siri, që tashmë ndodhet nën kontrollin e milicisë kurde të YPG-së.

Ankaraja akuzon YPG-në, që kontrollon pjesë të mëdha të territorit sirian përgjatë kufirit, se është një degë e PKK-së (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) që lufton kundër shtetin turk.

“Do të ndërmarrim hapa të rëndësishëm me qëllim zhvillimin e fushatave të reja në të ardhmen e afërt”, deklaroi zoti Erdogan të shtunën përpara mbështetësve në qytetin turk Malatyas.

Mundësia për një operacion ushtarak është vlerësuar nga të gjitha mediat pro-qeveritare të Turqisë.

Moska ka vendosur forca ushtarake në rajonin Afrin të kontrolluar nga YPG-ja, disa prej tyre thuhet se ndodhen pranë kufirit turk. Por “Turqia sheh një dritare mundësie. Tashmë ka ndryshim në terren mes Rusisë dhe SHBA-së” thotë diplomati turk në pension Aydin Selcen.

Zoti Selçen thotë se Moska është e zemëruar nga bashkëpunimi ushtarak në rritje mes YPG-së dhe SHBA-së për largimin e Shtetin Islamik nga kryeqyteti i tij i vetëdeklaruar i Rakës.

Frustrimet e Rusisë u rritën në qershor, kur një avion i Uashingtonit rrëzoi një avion bombardues të qeverisë siriane, që thuhet se kishte në shënjestër forcat e SDF-së (Forcat Demokratike Siriane).

Ankaraja ka rritur bashkëpunimin e saj diplomatik me Moskës, pasi njoftoi muajin e kaluar planet për të blerë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore të Rusisë. Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusolgu, bisedoi të dielën me homologun e tij rus Sergej Lavrov ndërsa merrnin pjesë në një takim rajonal në Manila.

Zyrtarët turq, rusë dhe iranianë kanë planifikuar të mbajnë një takim dy-ditor mbi Sirinë duke filluar të martën në Teheran./voa/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: