Tyson Fury e konsideron betejën e tij me Anthony Joshua një ‘luftë të lehtë’, betejë tashmë të rezervuar për prillin e vitit 2018. Joshua është mbreti i ri i botës në botë, pasi mposhti legjendën Wladimir Klitschkon në raundin e 11’të me K.O në Wembley, dhe pritet që ndeshja me Furyn do të realizohet prapë në këtë stadium.
Fury konsideron se promotori i Joshuas, Eddie Hearn, tashmë ka rishitur Wembley për 90,000 tifozë.
“Eddie Hearn tashmë ka rezervuar stadiumin Wembley për prillin e ardhshëm. Nuk ka një stadium tjetër, aty do të ndodhë”, tha Fury për Telegraph.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb