NGA: BRIKENA METAJ
TEPELENE-
Është vetëm 24 vjeç, por ëndrrat janë prerë në mes. Për shkak të një aksidenti gjatë punës në Greqi si emigrant A. Rama nga rrethinat e Tepelenës, sot nuk mund të ecë. Gjendja e vështirë ekonomike e bën jetën edhe më të vështirë, e më të largët mundësinë për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale që mund ta ngrejë në këmbë.

Për Shkak të kësaj situate ku ndodhet, 24-vjeçari heziton të identifikohet, nga frika e paragjykimeve. Një spital në Turqi premton rikthimin e jetën normale për të riun, por për 2 ndërhyrje kirurgjikale kërkohen 2.5 milionë lekë te reja, shumë të cilën familja Rama nuk e ka.

24-vjeçari është djali i dytë i një familjeje me 8 anëtarë të cilët jetojnë në varfëri të thellë dhe pa asnjë të ardhur. Pas aksidentit familja shiti bagëtitë për të kuruar të birin dhe u zhyt në borxhe. Djali i madh i shtëpisë, Fatosi 29-vjeçar, tregon mes lotësh vështirësitë e jetës.
WhatsApp Image 2017-04-20 at 09.03.54
Apelit të kësaj familjeje për ndihmë i bashkohen dhe të afërmit të cilët u kanë qëndruar pranë dhe janë kujdesur për ta. Tashme është hapur edhe një numër llogaria për t’i ardhur në ndihmë 24-vjeçarit, i cili ka vetëm një ëndërr; të mund të jetojë si gjithë të tjerët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb