Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

U aludua për bojkotimin e ndeshjes, Vllaznia udhëton dhe mposht Sopotin. Shkodranët për rekord

vllaznia-b-470x245

Surprizon Vllaznia. Pak më parë klubi shkodran dukej sikur kishte vendosur të mos udhëtonte drejt Lushnjës për të luajtur sfidën e “play-off-it” kundër Sopotit për shkak të kërkesës së tyre ndaj FSHF për shtyrjen e ndeshjes si shkak i kalendarit të ngjeshur.

Befasisht, Vllaznia B edhe pse me shumë mungesa ka ndërruar mendje e jo vetëm është paraqitur, por edhe ka fituar takimin. 90-të minutat e kohës së rregullt dhe 30-të të shtesës nuk kanë mjaftuar për të përcaktuar fituesin e për këtë janë dashur goditjet e 11-metërshave.

Fatkeqësisht për Sopotin e Librazhdit miqtë janë treguar më të saktë duke i mposhtur 3-4.
vllaznia-b-470x290
Një fitore historike kjo për Vllazninë B pasi mund të jetë skuadra e parë e formatit B që mund të luajë në Kategorinë e Parë. Kujtojmë që Partizani e pati shansin vitin e kaluar për të luajtur në Kategorinë e Parë, por refuzoi duke u tërhequr. Kështu që shkodranët janë të parët që e arrijnë këtë objektiv.

Ekziston ende një shpresë për Sopotin. Në rast se skuadra e parë e Vllaznisë e cila rrezikon “Superligën” zbret në Kategorinë e Parë, Vllaznisë B automatikisht i duhet të kthehet në Kategorinë e Dytë, pasi rregullorja nuk e lejon që dy skuadra te të njëjtit klub të militojnë në të njëjtën Kategori.

(e.k/BalkanWeb)



KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.