E diela në Seria A për Suley Muntari-n, por edhe për të gjithë tifozët ishte e padrejtë. Mesfushori i Peskarës u bë pre e koreve raciste në stadiumin e Kaljarit dhe për këtë arsye kërkoi të ndërpritej ndeshja. Kjo jo vetëm nuk ndodhi, por arbitri e ndëshkoj me të verdhë.

Si për të treguar se ai është paqësor, Muntari pas kësaj iu drejtua tifozëve të Kaljarit dhe i dhuroi bluzën një fëmije që ndodhej në mesin e atyre që e fyenin, raporton “BBC Sport”.

Kur u pyet nga gazetarët se përse e bëri një veprim të tillë, lojtari u përgjigj: “Ia dhurova bluzën për t’i treguar qe ne nuk duhet të sillemi ashtu”.
Doja t’i jepja një shembull që në të ardhmen të bëhet një njeri më i mirë”.

Muntari u dënua me 1 ndeshje pezullim, pasi sipas zyrtareve te Seria A, thirrjet raciste janë të patolerueshme, por në këtë rast ishin të përshirë vetëm 10 tifozë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb