FUSHE-KRUJE- Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi janë kapur me një sasi lënde plasëse. Vjollca Sorra 42 vjeç; Edmond Demiri, 32 vjeç; Robert Doku, 30 vjeç; dhe Viktor Hanaj, 33 vjeç, të katërt banues në Burrel, janë kapur duke transportuar lëndën plasëse.

Në kuadër të operacionit të koduar “Saga”, uniformat blu kanë sekuestruar 30 kallëpë me lëndë plasëse eksploziv dhe kapsolle detonatore me fitil zjarre përcjellës.

“Më datë 16.05.2017, në Fushë-Krujë, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët e Trafiqeve gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e shtetasve të mësipërm, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 30 kallëpë e dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6 kg;
• 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarr përcjellës;
• 4 aparatë telefoni celular;
•një mjet tip Benz”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” në bashkëpunim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: