GREQI- Një 42-vjeçar shqiptar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur 16 vite më parë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Shqipëri, në vitin 2001. Ai është dënuar në 2004-ën me 16 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Siç raporton “Lamiareport”, shqiptari ka vrarë një person duke u hakmarrë për përdhunimin e së motrës.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, jetonte në një fshat në ishullin grek Evias.

Sipas mediave greke, askush nuk kishte dyshime për shqiptarin, teksa ai jetonte në ishull prej 9 vitesh, bashkë me gruan dhe dy vajzat e mitura.

42-vjeçari u kap pas një kontrolli të rastësishëm nga policia greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb