Ledri Vula ka publikuar projektin e ri muzikor. “U harrum”, titullohet kënga më e re e reperit, të cilën e ka sjellë me videoklip të xhiruar në Portugali.

Menjëherë pas publikimit, siç ndodh rëndom të gjithë kanë menduar se kujt i kushtohet kjo këngë, nisur edhe nga historia e mëparshme e dashurisë së Ledri me Adela Sollakun.

Vetë këngëtari në një prononcim për ‘Telegrafin’ ka treguar tematikën që shtjellon kënga, e cila që nga titulli mund të asociojë në të kaluarën.

“Titulli ‘U harrum’ mund të iu lidhet me shumë gjëra, por pasi ta dëgjoni këngën mund ta jepni ju një përfundim nëse mund të gjeni diçka nga jeta reale”, tregoi Ledri.

Tekstin e këngës që vjen edhe me ritme të shpejta e ka shkruar vet këngëtari.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: