GREQI- Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur me një sasi heroine.

‘BalkanWeb’ mëson se operacioni u zhvillua në Laganas të Zakynthos, ndërsa sasia e sekuestruar është 1 kg 272 gram heroinë dhe 340 gram marijuanë.

Po ashtu, policia i sekuestroi shqiptarit dhe 1900 euro, 60 lira skoceze, 20 dollarë amerikane dhe 1 peshore. Sakaq, raportohet se droga do të shpërndahej tek turistet e huaj gjatë sezonit turistik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: