ITALI – Pas një kontrolli rutinë në zonën e njohur si “Lungomare Vespucci” në Imperia të Italisë, karabinierët kanë ndaluar një automjet në superstradë në të cilin gjendej një 36-vjeçar.

Rubi Altaj, në momentin që u ndalua, filloi të tregojë shenja nervozizmi gjatë kthimit të përgjigjeve ndaj policisë italiane. Pikërisht në këtë moment, uniformat blu të patrullës vendosën t’i bënin një kontroll të imtësishëm automjetit të shqiptarit, shkruan La Stampa.

Gjatë kontrollit Altajt iu gjetën 16 gram kokainë.  Më pas karabinierët vendosën të bënin një tjetër kontroll në banesën ku jetonte shqiptarë, ku gjithashtu arritën të gjejnë disa doza të tjera kokaine, të bëra gati për t’u shitur.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: