TIRANË – Tre persona janë arrestuar në kryeqytet pasi u kapën në flagrancë duke tregtuar tritol.

Kel Ndreca, 52 vjeç, Gjon Ndreca,27, banues në Tiranë dhe Ndue Kola, 28, banues në Fan-Mirditë, ranë në pranga të policisë si pjesë e  operacionit “Stacioni i fundit”.

Policia bën me dije se, në segmentin rrugorë Fushë Krujë – Kamëz, shërbimet e policisë kanë konstatuar një shtetas (Ndue Kola) i cili po qëndronte në mënyrë të dyshimtë dhe pak çaste më pas është afruar një automjet tip “Mercedes Benz”,  me dy shtetas (drejtues mjeti shtetasi Kel Ndreca dhe pasagjer Gjon Ndreca) të cilët pasi kanë biseduar me shtetasin Ndue Kola  i cili po qëndronte në anë të rrugës, kanë zbritur nga automjeti, dhe të tre sëbasku janë afruar në bagazhin e automjetit nga ku kanë nxjerrë një qese plastike dhe më pas kanë vazduar lëvizjen për në një lokal aty pranë.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e tre shtetasëve në flagrancë. Këtyre shtetasëve  ju gjetën 32 kilogramë lëndë e dyshuar plasëse e llojit Tritol.  Lënda plasëse u sekuestrua  në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb