TIRANE- Ishte kthyer në tmerrin e lokaleve në zona të ndryshme të kryeqytetit, por është arrestuar më në fund nga policia. Bëhet fjalë për një hajdut seriaL që gjuante telefonat e klientëve të lokaleve. 39-vjeçari Erind Vogli përdorte një biçikletë për të kryer grabitjet, por policia ka arritur ta kapë. Mësohet gjithashtu se ai nuk është një emër i panjohur, pasi më herët ka punuar edhe si kameraman pranë Partisë Socialiste.12924404_1328174633877992_217331063141231878_n

12314131_1226689714026485_7716338437281331253_n
1620968_812374162124711_484988717_n

Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 1. Një telefon i markës HTC 2. Një biçikletë e markës Gial 3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

VJEDHJET E KRYERA
Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura: • Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:
Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G. •
Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1: Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.
Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: