Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, mbrojtësi spanjoll Albert Serran, prishi kontratën me kampionët e Shqipërisë, duke e mbyllur para kohe aventurën te Kukësi.

33-vjeçari u aktivizua vetëm dy takime me fanellën e verilindorëve. Penalltia e shkaktuar në Moldavi ndaj Sherif Tiraspolit bëri që marrëdhëniet mes klubit dhe mbrojtësit të ftoheshin ndjeshëm.

Pas largimit, mbrojtësi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social “thepicta.com” duke e konsideruar negative përvojën te Kukësi. Ai thotë se askush nuk mund ta kritikojë profesionalizmit, punën dhe ndershmërinë e tij ndaj profesionit.

POSTIMI I PLOTE:
“Siç shumë nga ju e dini, unë kam përfunduar aventurën time në Shqipëri. Kjo ishte një përvojë e shkurtër por shumë intensive dhe e vështirë. Çdo gjë për mua ishte e re dhe unë kam përjetuar momente që nuk ia dëshiroj askujt. Ashtu si në jetë, përvojat negative të shërbejnë për t’u bërë më i fortë. Dua t’i falënderoj të gjithë personat, të cilët më kanë besuar dhe më janë gjendur pranë në ketë kohë të vështirë. Në futboll ju takoni njerëz që marrin vendime bazuar në përvojën e tyre dhe rrënjët kulturore. Askush nuk mund ta kritikojë profesionalizmit, punën dhe ndershmërinë time ndaj këtij profesioni.”/panoramasport/
Serran2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: