TIRANE – Danjeli dhe Fotinia u bënë çift brenda shtëpisë se Big Brother dhe lidhja e tyre sa erdhi dhe u bë më e fortë brenda mureve të saj.

Çifti zgjodhi të kurorzonte dashurinë e tyre gjatë spektaklit live të BB, ku të ftuar ishin vetëm banorët në sytë e miliona shikuesve, por pa praninë e të afërmve të tyre.

Dashuria e tyre ia doli të triumfonte, dhe çifti u shpall fitues i këtij edicioni, i konceptuar si “Love Edition” (Edicioni i Dashurisë). Janë arsye të mjaftueshme për të bërë një darkë të madhe me familjarët e tyre pas daljes si fitues nga shtëpia.

Ata kanë bërë bashkë mbrëmjen e djeshme të afërm, miq, familjarë, por edhe dy ish- banorët Xheni dhe Benard, të cilët i kanë mbështetur shumë pas daljes së tyre nga shtëpia. Ish- banorët kanë ndarë me fansat e tyre disa foto nga ky moment festiv. Kjo darkë sigurisht ka shërbyer edhe për të njohur familjet e çiftit me njëri- tjetrin. Edhe një herë i urojmë të trashëgohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb