Elvi Berisha, mesfushori me tipare sulmuese i Tiranës sezonin e ardhshëm mund të luaj në “La Liga” me ekipin e Leganes. 18-vjeçari prej muajit korrik ndodhet në Spanjë për shkak të provave me ekipin spanjoll i cili duket se është bindur nga aftësitë e futbollistit shqiptar.

Kjo duket qartë edhe nga aplikimi i lojtarit për vizë pune në shtetin iberik. Sipas “panorama sport” palët kanë gjetur akordin për kalimin e 18-vjeçarit dhe në kontratë po përpilohen detajet e fundit. Në rast se ky transferim do të realizohet me sukses, atëherë për Tiranën përfitimet në arkë do të shtohen.

Klubi bardheblu po korr frytet e një pune të suksesshme me akademinë dhe kjo duket në interesimin që kanë shfaqur skuadra të ndryshme europiane për lojtarët e 24 herë kampionëve të vendit. Për këtë operacion, Tirana pritet të marrë një shumë të majmë të hollash, pasi do të llogaritet mosha e rritjes.
Berisha2-470x313
Elvi Berisha 3 vitet e fundit i ka kaluar në ekipet zinxhir të Tiranës ndërsa në sezonin e fundit ka patur edhe grumbullime me skuadrën e parë. Mesfushori ofensiv ra në sy në takimet Europine ku në “Europa League” startoi nga minuta e parë në ndeshjen kundër Makabi Tel-Aviv. Berisha është pjesë edhe e kombëtares U-19 të drejtuar nga Erion Bogdani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb