Tefik Osmani u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë të ndeshjes së djeshme në Kukës. Mbrojtësi i Skënderbeut kontestoi ashpër gjyqtarin Enea Jorgji dhe ky i fundit i tregoi menjëherë kartonin e kuq.

Ka qenë pikërisht momenti kur korçarëve iu mohua një penallti e pastër. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Osmani foli i pikëlluar për atë që kishte ndodhur dje në “Zeqir Ymeri”, duke e cilësuar një turp.
“Është e pabesueshme! E pa e gjithë Shqipëria se çfarë ndodhi në Kukës. Është një turp, nuk di çfarë emri t’i vendos tjetër. Personalisht i kërkoj falje tifozërisë korçare, shokëve të skuadrës, stafit dhe drejtuesve, pasi lashë skuadrën me dy lojtarë më pak.

Nuk di çfarë të them më tepër, jam i shokuar nga ajo që ka ndodhur”,ka thënë i dëshpëruar titullari i Skënderbeut, i cili gjatë pjesës së dytë të kampionatit ka luajtur në rolin e mesfushorit shkatërrues. Edhe dje në Kukës, Osmani bëri këtë rol, duke zhvilluar një ndeshje të mirë deri në minutën e 57-të, kur u revoltua me vendimin e gjyqtarit. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb