SHKODER- Ndëshkimet për zyrtarët që angazhohen në fushatë elektorale kanë vijuar edhe ditën e sotme. Një tjetër zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim raportohet se është pezulluar nga puna.

Bëhet fjalë për Drejtoreshën e Shëndetit Publik në Pukë, Sajmira Laçi, e cila është njëkohësisht dhe kryetarja e LSI-së për këtë qytet, dhe po ashtu renditet e katërta në listën e LSI-së në Shkodër.

Nga të dhënat e para, mësohet se ajo është pezulluar për shkak se është angazhuar në fushatë elektorale.

Ndërkohë në vend të Sajmira Laçit, në këtë detyrë është komanduar Qezim Arifaj.

Laçi e mbante postin e Drejtoreshës së Shëndetit Publik që prej vitit 2009. Më parë ajo ka punuar si mjeke laborante në spitalin e Pukës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: