Bazuar në pamjet e një videoje amatore publikuar në rrjetet sociale, u duk se aktori Gaz Paja ishte përfshirë në një sherr në Dhërmi, por këtë gjë ai e mohon kategorikisht.

Në një prononcim për “Panorama”, Gaz Paja u shpreh se ai nuk ishte pjesë e asnjë sherri, por kishte ndërhyrë në shmangien e një “idiotësie” siç e quajti ai vetë, mes dy grupe të rinjsh.

“U zunë dy grupe me njëri-tjetrin dhe unë u gjenda aty dhe i ndava, kaq. Nuk më kanë shoqëruar në polici, siç shihet edhe në video unë iki. Unë u futa që i ndava grupet. Mirësinë time e kanë shfrytëzuar”, shprehet aktori ndërkohë që konfirmon se sherri ka ndodhur për një motor uji.

“Unë kam një biznes këtu në Dhërmi, dhe i pashë nga tarraca e biznesit tim, dhe duke qenë se i njihja të dyja grupet shmanga një idiotësi”, ka përfunduar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb