ITALI – Mediat italiane kanë zbuluar pamjet e pas aksidentit që i mori jetën një vajze shqiptare në Solarolo. Studentja 27-vjeçare Eligersa Baha udhëtonte me biçikletë mbrëmjen e së shtunës në Solarolo të Italisë, kur u përplas nga një Fiat Punto, që drejtohej nga një tjetër vajzë e re në moshë.

Mësohet se studentja e degës së Infermierisë në Universitetin e Firenzes, po shkonte për tu kujdesur për një të moshuar gjatë natës, në momentin që Fiati e goditi nga pas. E reja thuhet se ka marrëka marrë goditje të forta në kokë.

Ndonëse u transportua menjëherë në spital, të hënën në mëngjes, zemra e saj pushoi së rrahuri, sipas mediave italiane

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb