BRITANI– Gjykata në Angli ka dënuar me 12 muaj burg një shqiptar, pasi ishte punësuar të kujdesej për një fermë kanabisi që kap vlerën 100,000 paund në Middlesbrough.

Sipas gjykatës, shqiptari Daniel Docaj 23 vjeç u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit mes periudhës kohore nga 1 janari deri në 24 marsi të këtij viti, ndërsa pas dënimit ai do dëbohet, raporton ‘gazettelive’.

Në “Teesside Crown Court” u tha se Daniel Docaj i kishte telefonuar familjes së tij në Shqipëri nga një kafene në Londër, duke u thënë se një burrë i kishte ofruar punë për të qenë ‘kopshtar’ për fermën e drogës në Heythorp Drive, Acklam, Middlesbrough.

Në 5 dhomat e tjera policia gjeti dhe sekuestroi 195 bimë kanabis me vlerë 107,260 paund.

Daniel Docaj, përdorte dy emra, por nuk rezultonte me precedentë të mëparshëm penalë. Ai tha para gjykatës se paguhej 500 paund për t’u kujdesur për bimët e kanabisit dhe se mund të largohej kur kishte dëshirë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb