TIRANË- Biznesmeni Tefik Hyka mbeti dje i plagosur në një atentat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Sipas dëshmive të para dhe të dhënave nga vendngjarja, Hyka mori dy plumba, një në gjoks dhe një në kokë. Por sot të tjera informacione vijnë për gjendjen e tij shëndetësori. Gazetari Erjon Skëndaj që ka biseduar me mjekët në spitalin e Traumës raportoi për “BalkanWeb” se Tefik Hyka ndodhet në terapi intensive, në reanimacionin e ish-spitalit ushtarak.

Po kështu mjekët kanë bërë me dije se 3 trupa të huaj i janë gjetur në kokë biznesmenit të tullave. Ndërsa deri tani mjekët nuk kanë mundur të kryejnë ndonjë ndërhyrje kirurgjikale për nxjerrjen e këtyre trupave për shkak të hemorragjisë.

Hyka u plagos dje ndërsa pinte kafe në ambientet e jashtme të një lokali. Autorët ishin me motor, por arritën t’i shpëtojnë policisë. Biznesmeni, dikur pronar i fabrikës së tullave në Vorë, mësohet se kishte pasur konflikte të vazhdueshme me persona të ndryshëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb