TIRANE- I dashuri i moderatores së njohur Luana Vjollca, Krenar Çoçaj është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sherrin me Ledri Vulajn.

Çoçaj, që u bë i njohur për publikun pasi u zu me grushte me një fans që përndiqte Luanën, mësohet se ka marrë të njëjtin dënim si miku i tij, Gazmend Mirena, pasi të dy bashkë sulmuan këngëtarin Ledri Vula.

Mësohet se dënimin në fjalë Çoçaj dhe Mirena mund ta shlyejnë edhe me gjobë. 1 ditë burgu të dënuarve do t’u llogaritet 20 euro. Mirena përveç dënimit me burg u gjobt edhe me 1000 euro shtesë.

Ata u zunë në mes të Prishtinës, në shkurt të këtij viti dhe siç u raportua, Ledri përfundoi edhe në spital me disa dëmtime te lehta.

Ngjarja është konfirmuar dhe nga familjarët e Ledrit, të cilët kanë treguar se ai është sulmuar nga dy persona tek lagja “Qafa”, duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe se për këta persona po raportohet në organet kompetente, për t’i ndjekur dhe dënuar ligjërisht.

Një burim tjetër tha se Ledri ka qënë në makinë me Getoarin dhe papritur një makinë para dhe një mbrapa i kanë bllokuar rrugën. Krenari ka dalë nga makina me pistoletë në dorë dhe së bashku me shokët e tij kanë sulmuar Ledrin. Mollë e sherrit u përfol të ishte këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, me të cilin thuhet se të dy djemtë kanë pasur lidhje, por një gjë e tillë nuk u vërtetua kurrë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb