LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar 3 persona, një shofer dhe 2 pasagjerët e tij, pasi kanë kundërashtuar me forcë efektivët, të cilët kanë ndërhyrë për të shuar një sherr.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i mjetit rezulton se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Sipas të dhënave zyrtare, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Gjenar Bibaj, 36 vjeç, banues në Lezhë
– Kristjan Ejlli, 20 vjeç, banues në Kurbin
– Eduart Tema, 25 vjeç, banues në Mamurras
Rreth orës 00:05, shtetasi Gjenar Bibaj, në Shëngjin- Lezhë, kur po drejtonte një mjet Reno Megan, është konfliktuar me një drejtues tjetër mjeti dhe në këtë kohë ka ndërhyrë patrulla e përgjithshme për të sqaruar konfliktin.
Në momentin e ndërhyrjes, drejtuesi i mjetit shtetasi Gjenar Bibaj, në bashkëpunim edhe nga 2 pasagjerët në mjet, shtetasit Kristjan Ejlli dhe Eduart Tema, kanë kundërshtuar me forcë fizikisht punonjësit e policisë.
Pas testit të alkoolit, shtetasi Gjenar Bibaj rezultonte se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”; “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” në ngarkim të shtetasit Gjenar Bibaj.
Vepra penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” në ngarkim të shtetasve Kristjan Ejlli dhe Eduart Tema. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
(m.k/BalkanWeb)