TIRANE- 26 ton mish pule që kishin salmonelë, janë rikthyer mbrapsht dhe nuk janë lejuar që të futen në vendin tonë.

Ky fakt është bërë i ditur nga Autoritet Kombëtar i Ushqimit. Sipas AKU-së, mishi kishte ardhur nga Brazili. Nga ana tjetër AKU sqaron se garantohet siguria e konsumatorëve shqiptarë për produktet që konsumojnë.

Sasia e mishit u bllokua më 15 maj në portin e Durrësit dhe pasi është analizuar nga ISUV, ka rezultuar me ngarkesë të virusit “Salmonela SPP”.

“Kemi ndjekur me përgjegjësi të plotë të gjitha procedurat. Synimi, të garantojmë sigurinë e konsumatorëve shqiptarë”, theksoi AKU në reagimin e saj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb