Futbollistët e Gor Mahias, klubit që trajneri i ri i Tiranës Ze Maria i paraqiti dorëheqjen pak ditë para se të zyrtarizohej tek kryeqytetasit, nuk e kanë përjetuar aspak mirë largimin e brazilianit nga stoli drejtues.
ze maria
Kapiteni i ekipit, Musa Mohammed, në një intervistë për mediat vendase, “capitalfm.co.ke”, është shprehur: “Sigurisht që gjithkush mund ta dijë se çfarë ndjesie është kur babai largohet nga shtëpia dhe ç’efekt mund të ketë kjo gjë te fëmijët.

Kështu mund ta përkufizoj largimin e papritur të Ze Maria-s nga ekipi ynë. Ishtë një surprizë e madhe për ne si futbollistë, por kjo është natyra e futbollit. Natyrisht që jemi të trishtuar që ai u largua, por jeta vazhdon dhe ne do të vijojmë të mbetemi të fokusuar për të fituar titullin kampion në Kenia. Kemi besim se ndihmësi i Ze Maria-s, Zedekiah Otieno do të jetë po aq i përkushtuar sa ish-trajneri ynë për të drejtuar anijen drejt kursit të duhur”, deklaroi kapiteni i Gor Mahias.
Tirana1-665x400
Sot, dy ditë pas dorëheqjes nga Gor Mahia, Ze Maria u prezantua te Tirana.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb