Nëse për t’u informuar për futbollin në Europë lexon vetëm faqen e internetit të UEFA-s, atëherë mëson se kampionati shqiptar i Kategorisë Superiore nuk është mbyllur ende sa i përket çështjes së titullit kampion.

Sigurisht që bëhet fjalë për një lapsus, por sipas një shkrimi të sotëm nga “UEFA.com”, Skënderbeu është ende në garë për të fituar titullin e 7 radhazi.

Ky gabim i UEFA-s është bërë në artikullin e kushtuar për titullin kampion të Gjibraltarit të fituar nga skuadra Europa, e cila ndali serinë prej 14 titujsh radhazi të Linkolnit, duke i mohuar njëkohësisht vendosjen e një rekordi të ri në Europë. Me triumfin e Europës në Gjibraltar, Linkolni mbetet duke ndarë rekordin e titujve radhazi me skuadrën e Skontos në Letoni.

Artikulli i UEFA-s ku është bërë lapsusi në lidhje me Skënderbeun
Artikulli i UEFA-s ku është bërë lapsusi në lidhje me Skënderbeun

Gjatë shkrimit, “UEFA.com” ka përfshirë edhe statistikat aktuale në Europë me seritë e titujve radhazi që janë në vazhdim. Në këto statistika është përfshirë edhe Skënderbeu teksa përmendet që ka fituar 6 tituj radhazi dhe është ende në garë për triumfin e 7.

Lapsusi i UEFA-s në lidhje me Skënderbeun
Lapsusi i UEFA-s në lidhje me Skënderbeun

Me siguri, autori i këtij shkrimi nuk i lexon shkrimet e tjera të “UEFA.com”, pasi jo më larg se dje në mbrëmje ky sajt njoftoi shpalljen kampion të Kukësit në Shqipëri, duke ndalur ecurinë rekord të Skënderbeut në Kategorinë Superiore. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: