Parku rajonal i Ulzës në bashkinë e Matit është një atraksion i mirë për turistët vendas dhe ata të huaj, zonë e cila gjithnjë e më shumë po frekuentohet nga turistët.

Bashkia e Matit zgjodhi këtë të diel që përmes nja panairi të hapte dhe sezonin turistik “Verë 2017”.

Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, bëri të ditur se kjo zonë krahas mbështetjes që i është dhënë do të mbështetet edhe në vijim me qëllim promovimin e turizmit.

Përmes panairit të hapur me këtë rast, banorët e Ulzës shpalosën prodhimet e tyre, të cilat janë një mundësi e mirë për tërheqjen e vizitorëve në këtë zonë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: