Organizata e Kombeve të Bashkuara për Shkencë, Arsim dhe Kulturë (UNESCO) paralajmëroi se me vazhdimin e trendeve aktuale në botë pa mundësi të shkollimit mund të ngelin 16 milionë vajza të moshës prej 6 deri në 11 vjeç.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, UNESCO publikoi raportin e “Atlasit të pabarazisë gjinore në arsim” në të cilën thuhet se arsimimi i fëmijëve vajza edhe më tej paraqet një problem alarmant, pavarësisht faktit se në planin global tashmë dy dekada bëhen beteja planore për vendosjen e arsimit të detyrueshëm.

Në raportin thuhet se vazhdimi i trendeve aktuale të ngjarjeve dhe zhvillimeve në botë mund të lërë pa mundësi të arsimimit primar tetë milionë djem dhe dy herë më shumë vajza të moshës prej 6 deri në 11 vjeç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: