TIRANË – Pas urdhrit të ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina për zëvendësimin e anëtarëve të Bordit të Universitetit të Tiranës, të gjashtë dekanët nëpërmjet një letre shprehin shqetësimin e tyre për këtë vendim.

Në letrën e drejtuar drejtuesit të Bordit të UT, Ervin Demo, dekanët thonë se urdhri i ministres Karabina është jo-transparent dhe u dha në një kohë që personeli i Universitetit të Tiranës është me pushime, raporton gazetari Mariglen Mërtiri për BalkanWeb.

“Vendimi prek autonominë e Universitetit të Tiranës, dhe është bërë për të ulur reputacionin e UT,” shprehen dekanët.

Gjithashtu sipas tyre, i rëndë është dhe qëndrimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, i cili duhet t’i kërkonte shpjegime ministres për këtë vendim të marrë.
Koment Edmond Rapti, Dekan Shkencat Sociale

I nderuar Kryetar i BA te UT
Te nderuar anetare te rektoratit te UT

Me keqardhje mesova nga letra juaj dhe nga media mbi problematiken e krijuar nga Ministria Teknike e MAS per zevendesimin ne bllok te nje grupi anetaresh te BA te UT. Si anetar i Rektoratit te UT-se dhe anetar i Senatit Akademik te UT qe kam votuar per zgjedhjen e BA te UT, shpreh rezervat e mia mbi kete akt te Ministres Teknike te MAS. Une mendoj se ky akt shkel autonomine universitare te funskionimit te organeve kolegjiale qe menaxhojne jeten akademike dhe financiare te UT. Keto shkelje mendoj se duken ne disa momente. Keshtu:

Se pari zevendesimi i anetareve pas konstituimit te nje organi kolegjial nuk mund te behet thjeshte me nje shkrese por mendoj se kerkon nje interpretim ligjor per te percaktuar proceduren e shkarkimit dhe emerimit te secilit anetar te mbeshtetura ne rregulloret e funskionimit te organeve kolegjiale. Duke mos u realizuar keto procedura mendoj se eshte shkelur autonomia e funksionimit te BA te UT.

Se dyti mendoj se askush nuk mund te nderhyje per zevendesime te nje grupi anetaresh te nje organi kolegjial pa vleresuar efektivitetin e punes se ketij organi kolegjial. Autoritarizmi i treguar ne kete rast ndaj funksionimit te nje organi kolegjial perben perseri cenim te funksionimit te autonomise se BA te UT.

Se treti realizimi i ketij akti ne kete kohe pushimesh ne UT me lind te drejten te kem rezervat e mia mbi arsyen pse nuk u krye ne nje moment tjeter pergjate vitit akademik dhe jo gjate periudhes se pushimeve.

Ne keto kushte, mendoj se ky veprim i ndermarre ndaj BA te UT shpreh hapur cenimin e pavaresise dhe funksionimit te ketij organi kolegjial ne UT.

Une ndaj te njejtin shqetesimin qe kane shprehur edhe koleget e mi dekane qe jane prononcuar ne lidhje me kete veprim dhe shpreh mbeshtetjen time ndaj BA per te mbrojtuar autonomine universitare te funksionimit te organeve kologjiale te UT.

Me Respekt

Koment Artur Sula, Dekan Gjuhet e Huaja

Te Nderuar Anetare te Rektoatit

Lexoj shume i befasuar dhe i keqardhur kete njoftim te percjelle me mail nga Kryetari i BA se UT z. Ervin Demo!

Me lejoni t Ju komunikoj qendrimin tim te patundur ne mbeshtetje te ligjshmerise e cila eshte e vetmja garanci e qendrueshmerise dhe e forcimit te Universitetit te Tiranes!

Ju siguroj se qendrimi im mbeshtetet
padiskutimisht ne qendrimin e te gjthe stafit te FGjH ne favor te ligjshmerise!

Me anetaret e BA jemi takuar ne mbledhje te perbashketa dhe ka qene nje fryme e hapur e bashkepunimit dhe kemi ndare sebashku problematika e Shqetesime per mbarevajtjen e puneve ne UT!

Nuk di se ne cilin Ligj mbeshtetet ‘zevendesimi’ i anetareve te BA nga Ministria znj Karabina! Si Dekan dhe anetar i Rektoratit kerkoj urgjentisht shpjegime per kete akt i cili persa njoh une Ligjet me rezulton i papergjegjshem aq sa i pambeshtetur askund!

Ministria teknike duhet ta kete te qarte tagrin dhe kohen ne te cilen ajo do tejete ne ate detyre dhe te kujdeset mos te largohet qe aty per faqen e saj te zeze!

Nuk e gjej te justifikuar qe pikerisht ne kulmin e pushimeve te ndodhin ngjarje te tilla te cilat gjithesesi aspak nuk na bejne te ulim kryet dhe te zbehin besoj perkushtimin dhe gatishmerine e secilit nga ne ne mbrojtje te ligjit dhe te Institucionit tone te Shenjte!

Jam shume i sigurte qe do te kemi mbeshtetjen e mbare opinionit dhe te vete Shtetit Shqiptar duke qene se mbrojme integritetin e Universitetit me te madh e me te vertete shqiptar!

Mirekuptoj shqetesimin e transmetuar duke qene vete objekt i presionit dhe i fyerjeve prej disa muajsh te cilat kane tejkaluar çdo cak e ligjshmeri asfare te konceptueshme dhe aq me pak te denja per te poshteruar nje drejtues fakulteti siç jam dhe per sa me lart ju kam vene ne dijeni me kohe!

Po Ju them hapur te dashur Kolege se do mbetem i patundur ne qendrimin tim teprere per te mbrojtur UT nga paligjshmeria,dhe nuk do te lejoj e pranoj qe askend te gixoje qofte edhe vetem te shprishe imazhin e UT e jo me te cenoje jeten dhe zhvillimet di amike te brendhsme te Tij nder per mua qe i perkas qe ngaviti 1991!

Kam besim ne forcen e Ligjit dhe te llogjikes se shendetse akademike !

Mirupafshim!
Juaji
Arturi

Koment Dhori Kule, Dekan Ekonomik

I nderuar Kryetar i BA te UT, te nderuar kolege anetare te rektoratit te UT;
Ju falenderoj perzemersisht per percjelljen e shqetesimit qe keni konstatuar ne tentativen antiligjore flagrante te ministres teknike te arsimit per te cenuar autonomine kushtetuese te Universitetit te Tiranes. LAL eshte shume i qarte ne ndarjen e kompetencave te autoriteteve dhe organeve drejtuese te IAL-ve dhe ne ne mbledhjen e Senatit te UT votuam anetaret e bordit perfaqesues te UT, pasi u njohem dhe konfirmuam kandidatet e emruar nga ministrja si perfaqsues te MAS dhe sikurse eshte percaktuar dhe ne LAL ne kemi perfaqsues edhe nga pushteti lokal pikerisht zvkryetarin e bashkise te TR dhe 2 drejtore te rendesishem te MAS qe sigurojne pikerisht ate ligji kerkon; bashkepunimin me keto institucione te rendesishme per te cilat UT ka dhe do te kete vazhdimisht nevoje. LAL ne nenin 50 pika 2 dhe 3 ka percaktuar edhe proceduren e shkarkimit te anetareve te bordit ( jo zvendedim) sipas parashikimeve te bera ne statutin i IAL. pasi nuk mund te jene organet kolegjale te IALve pre e deshirave subjekte te ministrave teknike apo jo teknike, ndaj padyshim akti i ministres eshte nul, duhet ti refuzohet dhe ti kujtohet se UT nuk lejon askend ti cenoje autonomine kushtetuese.
Pjesa tjeter qe shkresa i eshte drejtuar rektorit te UT dhe ai njofton BA per mbledhje vec paligjshmerise eshte dhe nje vulgaritet i trishte. Bordi eshte organ kolegjal me vete me kompetenca te qarta, i konstituuar, me kryetar te zgjedhur, dhe nese ministrja kishte shkrese per bordin ja dergonte kryetarit te BA dhe jo rektorit.
Ne keto kushte, ne emer te Ligjit dhe te mbrojtjes se interesave te UT kerkoj qe ti kthehet mbrapsh shkresa ministres teknike duke i kujtuar qe te mos guxoje te tallet me autonomine dhe reputacionin e UT pasi nuk do te lejojme askend nga jashte apo brenda UT te cenoje legjitimitetin kushtetues te funksionimit te Institucionit Simbol te Dijes per shqipetaret brenda dhe jashte kufijve te Shqiperise.
Ju falenderoj te nderuar kolege me bindjen qe do te marre pergjigjen e merituar cdo tentative e ketij lloji apo ne cfardo forme tjeter qe te shfaqet per te cenuar funksionimin e UT. Uroj vazhdimin sa me te qete te pushimeve dhe Shendet e Mbaresi per ju dhe familjet tuaja.
Me respekt
Dhori Kule
 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb