TIRANE – Kockat përbëhen nga 30% materie organike dhe 70% kripëra të kalciumit dhe fosforit. Metabolizmi i kalciumit dhe fosforit varet nga
hormonet e mëposhtme:
1. Paratiroidja
2. Kalsitonina
3. Vitamina D
Paratiroidja prodhohet nga gjëndra paratiroide dhe ka këto veprime në organizëm:
Aktivizon prodhimin e vitaminës D nga veshkat e cila rrit përthithjen e kalciumit nga aparati tretës.
Pengon shkarkimin e kalciumit nga veshkat.
Kalsitonina prodhohet nga gjëndra tiroide dhe ka këto efekte:
Pengon aktivizimin e vitaminës D, me pasoje uljen e përthithjes së kalciumit nga aparati tretës shkruan Shëndeti.
Rrit shkarkimin e kalciumit nga veshkat.
Vitamina D vepron si një hormon në organizëm dhe është e domosdoshme për përthithjen e kalciumit. Këtë vitaminë mund ta marrim nga ushqimi por gjithashtu, e sintetizojmë në lëkurën tonë nëpërmjet aktivizimit që shkaktojnë rrezet e diellit në të. Por, që vitamina D të kryejë punën e saj në trupin tonë, duhet që të aktivizohet. Ky aktivizim ndodh në veshka dhe mëlçi. Dhe është forma e saj aktive që ndihmon absorbimin e kalciumit nga aparati tretës, si dhe depozitimin e saj në kocka. Kujdes, kjo vitaminë që të përthithet, ka nevojë praninë e yndyrave në vakt si p.sh., vajin e ullirit.
Burime të mira të kalciumit janë
Qumështi, kosi, djathi
Brokoli, lulelakra
Pazitë, lakrat jeshile
Fiqtë
Bajamet
Portokalli
Sardelet dhe acuget (bashkë me hala)
Salmoni
Bamjet
Fasulet e bardha
Farat e sausamit
Borziloku, majdanozi
Mbani mend
Masa kockore ndërtohet deri në moshën 25-30 vjeç. Më pas ajo fillon dhe humb. Është domosdoshmëri ngadalësimi i humbjes së saj. Kjo mund të arrihet me ushqim të pasur në kalcium, që do të thotë minimumi 1200mg/ditë, dhe me aktivitet fizik sistematik.
Faktorët që ndikojnë në përthithjen optimale të kalciumit
Vitamina D ndihmon përthithjen e tij
Hekuri e pengon absorbimin e kalciumit, për këtë arsye nuk duhet të kombinojmë shpesh mishin e kuq apo thjerrëzat, me bulmet.
Fibrat bimore dhe oksalatet qe permbahen te bimet luajne rol pengues per perthithjen e kalciumit.
Drithërat e plotë përmbajnë në lëvoren e tyre fitate, që lidhen me kalciumin duke e bërë atë të padisponueshëm.
Kafja dhe alkooli rrisin shkarkimin e kalciumit nga kockat.
Duhanpirja ndikon negativisht në qelizat thelbësore për rigjenerimin e kockave.
Rënia drastike në peshë ndikon në humbje të masës kockore.
Për mirëmbajtjen e kockave nevojitet një dietë e balancuar. Dietat me përmbajtje të larte të proteinave shtazore ndikojnë negativisht në
shëndetin e kockave pasi nxisin shkarkimin e kalciumit nga veshkat. Nga ana tjetër, dietat vegane, të varfra në proteina, mund të shkaktojnë
ulje të albuminës dhe si rrjedhojë transporti I kalciumit çalon.
Si mund të marrim 1200mg kalcium në ditë nëpërmjet ushqimit
1 gotë qumësht + 1 kupë kos + 30gr djathë të bardhë + 1 sallatë me spinaq = 1200mg kalcium.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb