Kryetari i Shefëve të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Joseph Dunford, gjatë një takimi 50-minutësh me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka diskutuar për provokimet e Koresë Veriore.

“Opsionet ushtarake që janë duke u përgatitur kundër Koresë së Veriut do të përdoreshin kur sanksionet diplomatike dhe ekonomike do të dështonin”, ka thënë Joseph Dunford.

Ai ishte në Seul për të diskutuar me zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut. Muajt e fundit tensionet janë rritur për shkak të shqetësimeve se Koreja e Veriut është gati ta përmbushë qëllimin e saj për të vënë SHBA-në në shënjestër të armëve bërthamore. Javën e kaluar Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkëmbyer kërcënime me sulme ushtarake.
(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb