Përdorimi i rregullt i vajit të kokosit, veçanërisht në zonat rreth syve iu ndihmon që të luftoni rrudhat dhe të zvogëloni rrezikun e krijimit të shpejtë të tyre.
Vaji i kokosit është testuar edhe klinikisht për benefitet e mëdha që ka në mbrojtjen e lëkurës ndaj problemeve të ndryshme me rrudhat. Ky vaj është shumë i rekomanduar për fytyrë të thatë pasi e ushqen dhe e zbutë atë, duke penguar krijimin e baktereve dhe viruseve.
Hulumtimet kanë treguar se vaji i kokosit është i pasur me yndyra të shëndetshme të quajtura acide yndyrore të mesme. Këto yndyra unike përfshijnë acidin laurik, acidin kaprik dhe acidin kaprilik.
Përdoreni këtë yndyrë të pastër të kokosit veçanërisht në mbrëmje, në zonat rreth syve rregullisht në mënyrë që të shihni rezultate më të mira.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb