TIRANE- Zëra pro dhe kundër, lëvdata por edhe kritika, disa herë edhe të ashpra kemi dëgjuar sëfundmi për shkrimtarin e ndjerë Dritëro Agolli, për rolin e tij në komunizëm dhe atë të veprës që la pas.

Vajza e tij, Elona i është përgjigjur sot gjithë kritikëve me anë të një postimi në Facebook me një poezi të të atit të shkruar në vitin 1995, “Dokument historie”.
elona-agolli-i-pergjigjet
Dokument historie
Me tërë ekzistencën time­rinie dhe pleqërie
Material kompromentimi nuk jam, Jam dokument historie,
Nga historia askush nuk më ndan.
I tillë do futem në shekullin tjetër,
I tëri do jem material njerëzor:
I ri dhe i vjetër,
Djall dhe shënjtor …

Janar, 1995
Dritëro Agolli

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: