“Xing me Ermalin” i ka lënë të gjithë pa fjalë, kur në studio mbërriti një vajzë, që ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Vajza në fjalë pretendonte se priste dy binjakë, të cilët ishin të një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës shqiptare.

Fakti, sigurisht që terrorizoi Kastro Zizon, i cili në fakt është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, të lindur nga martesa të ndryshme.

“Duhet të bëjmë analizat se unë nuk jam nga ata që shkoj për një natë”, ka thënë Kastro.

Por vajza këmbëngul, ndërsa i ka kërkuar artistit të paguajë gjithçka. “Dua një rrogë të majme mujore sepse pres binjakë, por dua edhe unë. Dua një makinë që t’i çojë në shkollë dhe para shtesë për
kafe dhe cigare”.

Sigurisht, e gjitha ka qenë një shaka e Ermal Mamaqit, ndërsa vajza në fjalë ishte thjesht një aktore që bëri me zemër Kastron./Xing/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb