TIRANE- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Rama pasditen e sotme në rubrikën “Komunikimi javor”. Rama tha se “ppozita është prodhim i lirisë, jo liria prodhim i opozitës. E përderisa jemi në liri, të jeni të bindur, opozita kurrë nuk do të mungojë. Edhe nëse PD-ja, bashkë me Zotin Nardi (Ndoka), bashkë me Zotin Vangjeli (Dule), nuk hyjnë në zgjedhje, të jeni të sigurtë se do ndryshojnë emrat, do ndryshojnë flamujt, por opozitën në parlament do ta shikoni. Sepse opozitën e prodhon liria“.

 

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kreu i PBDNJ-së shkruan se këto deklarata të Ramës e bëjnë të duket “mburravec”.

“Përroi psikik” i radhës i z.Rama, aktualizon një sugjerim të kahershëm për të: Hidhi një sy termit “braggadocio” në një fjalor prestigjoz”, shkruan Dule.
dule

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: