Përdorimi i teknologjisë në Serinë A ka sjellë ndryshime të mëdha dhe këtë po e kupton më mirë Juventusi, i cili në dy javët e paratë kampionatit është ndëshkuar me dy penallti si pasojë e sinjalizimeve nga video-asistenti.
Në javën e parë të Serisë A, bardhezinjtë u ndëshkuan në ndeshjen kundër Kalajrit vetëm pak minuta pas fillimit të ndeshjes për një faull në zonë, por Bufon arriti të neutralizonte gjuajtjen e Farias.

Sot, në ndeshjen kundër Xhenoas, skena është përsëritur. Galabinov u rrëzua në zonë pas një kontakti me Ruganin dhe për gjyqtarin nuk ishte faull, sinjalizimi nga operatorët e VAR e bëri të ndërronte mendje, duke dhënë penalltinë e radhës kundër Juves. Ndryshe nga ndeshja e parë, këtë radhë Bufon nuk mundi të neutralizonte gjuajtjen nga pika e bardhë të Galabinov./panoramasport

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb