TIRANE– Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’i dhënë fund ngërçit politik. I ftuar në emisionin ‘Të Paekspzuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në ‘News24’ Vasili tha se LSI ka pasur bindje se do kishte një marrëveshje për shkak të hapësirave që u krijuan.

Ndër të tjera, Petrit Vasili ka komentuar edhe një nga pikat e marrëveshjes Rama-Basha, ku thuhet që partitë të hyjnë secila në zgjedhje, cka do të thotë se nuk ka koalicione parazgjedhore dhe më të penalizuar pritet të jenë LSI dhe PDIU pasi i kanë dorëzuar tashmë listat e kandidatëve për deputetë dhe më të favorizuar të jenë aleatët e PD-së, që mund t’i kërkojnë Bashës të përfshihen në pozicione të sigurta në listat e kandidatëve të PD për deputetë.

Sipas Vasilit një marrëveshje që privon partitë për të bërë koalicion është anti-kushtetuese.
“Është një privim anti-kushtuetues privimi që i ndalon partitë për të mos garuar në koalicion. Kjo marrëveshje ka shumë detaje dhe duhet të ketë sqarime të mëtejshme”- tha Vasili.

INTERVISTA:
Ylli Rakipi: Duket që kjo marrëveshje ka qenë që herët, gjithçka që keni ndjekur ka qenë një teatër sesa për problemet e njerëzve që jetojnë në këtë vend.
Vasili: Ishte një qëndrim normal, pasi ne e kemi pasur një linjë që kemi kërkuar një marrëveshje. Është realizuar një qeveri teknike dhe unë nga media e kam mësuar si ju.
Baze: Mendoj që është një marrëveshje e prodhuar nga konjukturat politike, është një marrëveshje e bërë nën presionion ndërkombëtar. Presioni që është shtuar mbi Edi Ramën është presioni i humbjes së drejtimit të tij mbi kulicionin, me LSI; apo PDIU. Mendoj që janë vendime të minutës së fundit, që Rama bëri paqe me Lul Bashën.
Bejtja: Mirëmbrëma Republikës së vjetër, sepse pavarësisht nga kjo që ndodhi sot, parulla “Rama Ik” u zëvendësua nga paketa “Rama hajde”. PD, synonte t’i shtynte zgjedhjet në shtator jo me një javë. PD kërkoi të përmirësonte standartet zgjedhore, por me këtë marrëveshje për një javë shtesë a mund të ndodhi kjo? Kjo është një ndarje pushteti, pasi nuk rregullon dot standardet zgjedhore dhe mendoj që pjesa qytetare që pretendonte për një Republike të Re, ne sot jemi te Republika e Vjetër, si ajo e 2008.
Petrit Vasili: Është një privim anti-kushtuetues privimi që i ndalon partitë për të mos garuar në koalicion. Kjo marrëveshje ka shumë detaje dhe duhet të ketë sqarime të mëtejshme, pra duhet shpjeguar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: